Në Ferizaj po mbahet koloni artistike për mërgimtarët

Gjatë ditës së sotme në bulevardin e qytetit afër bibliotekës “Sadik Tafarshiku”, po mbahet koloni artistike për mërgimtarët. Nga afër artistët që po prezantohen në këtë koloni artistike, po i përcjell edhe drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj Xhemile Murati-Shabani. Kolonia artistike do të vazhdojë të mbahet nga ora 18:00 edhe ne Galerinë e Arteve në Ferizaj nga Shoqata e Artistëve Figurativ “Zef Kolombi” në Ferizaj. Ndërkaq sonte duke filluar nga ora 20:00 në sheshin e qytetit do të mbahet gala koncerti me artistët Arif Vladi dhe Kastriot Tusha.

Fotografia e Komuna e Ferizajt

Kontrolloni gjithashtu

Deçani nderon me titullin “Qytetar Nderi” mikun e madh të Kosovës, John Paul Mulhall – Polin!

Sot, në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, …