leoni

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Diabetit

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti, ka shënuar sot Ditën Botërore të Diabetit. Me këtë rast një ekip i QKMF-së, në qendër të qytetit të Vitisë, ka shpërndarë fletushka informative mbi këtë sëmundje si dhe kanë bërë matjen e sheqerit në gjak si dhe matjen e tensionit arterial për 33 qytetarët e rastit. Me këtë rast ekipin i cili po merrej me këtë aktivitet e kanë vizituar zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Merrushe Ahmeti si dhe drejtoresha e QKMF-së, Dr. Vjollca Kadolli – Halili. Drejtoresha Ahmeti foli për shënimin e kësaj dite në Viti. “Promovimi i shëndetit është me rendësi të veçantë pasi, reflekton në gjitha aspektet e jetës, prandaj aktivitete të tilla do te mbahen ne vazhdimësi në komunën e Vitisë” u shpreh drejtoresha Ahmeti. Ajo tha se po ashtu sot është paraparë të mbahet edhe një ligjëratë nga Dr. Gentiana Ferati me titullin “Diabeti dhe Menaxhimi i tij”. Kurse drejtoresha e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli-Halili theksoj se komuna e Vitisë, ka rreth 200 qytetarë që marrin insulinë dhe foli mbi rëndësinë e sigurimit të sajë për pacientet me sëmundjen e sheqerit. Ajo tha se në QKMF-në e Vitisë ekziston edhe këshillimorja për diabet, ku sipas saj stafi shëndetësorë janë të përgatitur të japin këshilla për pacientët e interesuar. Drejtohesha e QKMF-së rekomandoi edhe këshilla për pacientët me diabet, ku tha që është shumë e rëndësishme të vizitohet mjeku për kontroll të rregullt, edhe pse mund të ndiheni mirë dhe të mos keni probleme. “ Duhet të keni kujdes pasi që komplikimet të diabetit zhvillohen në heshtje dhe nuk shkaktojnë simptoma në fillim, por me kalimin e kohës ato dëmtojnë organet e ndryshme si zemrën, trurin, veshkat, sytë, enët e gjakut, indet, etj”, tha ajo.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …