Komuna e Vitisë shënon Ditën Ndërkombatëre e të moshuarve

Komuna e Vitsë në bashkëpunim të ngushtë me Caritas Kosova, e cila është mbështetur nga Ministria e Drejtësisë kanë shenuar 1 tetorin – Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve

Dita Botërore e Personave të Moshuar shënohet çdo vit më 1 tetor në mbarë botën dhe ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për nevojat dhe sfidat që përballen të moshuarit.

Don. Viktor Sopi, Drejtor i përgjithëshëm në Caritas Kosova, theksoi se “në këtë ditë Caritas Kosova gjithmonë organizon aktivitete të ndryshme dhe promovon punën angazhimin dhe misionin e Caritasit në mbështetje të personave të moshuar, poashtu theksoj dhe falenderoj edhe institucionet lokale dhe qendrore për bashkëpunimin dhe parnteritein që kanë me Caritasin e Kosovës në këtë drejtim”

Basri Aliu, Drejtor nga Komuna e Vitisë, i falenderoj të pranishmit në ëmër të Kryetarit të Komunës z. Sokol Haliti dhe po ashtu theksoj se është detyrë dhe qëllim kryesor i institucioneve komunale është dhe do të mbetet që të promovohen të drejtat e tyre dhe të sigurohet një jetë dinjitoze për ta, si dhe komuna të ngrit nivelin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale për personat e moshuar në nivel lokal.

Sami Emini Kryetar i shoqatës së pensionerëve dega në Viti, ishte tejet mirënjohës për organizmin dhe bashkëpunimin që ka Komuna e Vitisë me Caritas Kosovën për ndihmë personave të moshuar, poashtu theksoj edhe sfidat me te cilat ballafaqohen të moshuarit në komunën e Vitisë.

Në mbyllje të gjithë të moshuarve iu nda nga një pako higjienike dhe nje dreke e përbashkët.

Burimi: QKMF Viti

Kontrolloni gjithashtu

Policia dhe nxënësit sensibilizojnë qytetarët për sigurinë në trafik në Malishevë

Sot, në Malishevë, u zhvillua një aktivitet i veçantë për rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë …