Ramosaj

Komunikatë për mediat e shkruara dhe Elektronike nga kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj

Pas vendimit të Qeverisë dhe situatës së Krijuar në Republikën e Kosovës ,Komuna e Deçanit është duke i përcjellë  për se afërmi zhvillimet të cilat janë krijuar si pasojë e COVID-19, më që rast ka marre masat e duhura ku gjejmë shkas ti falënderojmë qytetarët në përgjithësi, po ashtu dhe bizneset që kanë respektuar vendimet e nxjerra nga Qeveria e Republikës së Kosovës , Instituti i Shëndetit Publik dhe vendimet që kanë dalë nga Komuna e Deçanit. Shqetësimi më tej vazhdon të jetë në raport më Qendrën Kryesore të mjekësisë familjarë e cila ende nuk është paisur me mjetet e nevojshme që ti përgjigjet kësaj situate. Duke pas parasysh që mjeket e qendrave kryesore të mjekësisë familjarë janë të parët që ballafaqohen më këtë situatë ne si Institucion Komunal me aq sa kemi pas mundësi i kemi pajsur më mjete e nevojshme por që nuk janë të mjaftueshme karshi numrit të banorëve të cilët ka komuna e Deçanit. Kërkojmë  edhe një herë  nga Ministria e Shëndetësisë që të bëjë furnizimin e QKMF-së në Deçan më pajisjet e nevojshme!

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim …