Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Konjufca: Lëvizja Vetëvendosje do t’i votojë projektligjet që do t’i mundësojnë transformimin e plotë të FSK-së në ushtri

Nuk ka lëkundje, me 14 dhjetor në Kuvendin e Kosovës do të votohen projektligjet për Forcën e Sigurisë së Kosovës, një ndër hapat më të rëndësishëm të transformimit të plotë të FSK-së në ushtri. Tashmë mbështetja është konfirmuar edhe nga partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të  Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se është shqetësues që kjo çështje nuk është koordinuar më NATO-në, por shton se do të jenë të pranishme në Kuvend më 14 dhjetorë. “Ka pasur deklarata të tilla nga NATO , kanë dhënë vërejtjen e tyre lidhur më formimin e ushtrisë. Ata kanë parapëlqyer përmes rrugës se ndryshimit kushtetues. Kjo është shqetësuese se po del se nuk ka pasur koordinim mes NATO-së, dhe Qeverisë së Kosovës. Sekretari i përgjithshëm  i NATOS ka thënë se në momentin kur krijohet Ushtria e Kosovës në këtë mënyre do të rishikohen bashkëpunimi mes Kosovës dhe NATO-së. Ne jemi të gatshëm të i aprovojmë projektligjet për ushtri dhe do të jemi në Kuvend më 14 dhjetor,” shprehet Konjufca. Sa i përket rezolutës për dështimin me liberalizimin e vizave, Konjufca thotë se ende nuk është përmbyllur kjo çështje. “Rezoluta e opozitës e cila kishte të bënte më dështimin e liberalizmit të vizave, nuk u votua sepse ka mungesë kuorumi pasi që mazhorancës nuk mori pjesë. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje më këtë çështje,” deklaron Konjufca. Kujtojmë se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, tash e dy ditë është duke bërë thirrje që Kosova të tërhiqet nga ky ndryshim, në të kundërtën NATO do të rishikojë mbështetjen për FSK-në.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …