Konkursi për pranimin e studentëve për studime bachelor, master dhe doktoratë do të shpallet më 29 gusht

Konkursi për pranimin e studentëve për studime bachelor, master dhe doktoratë në Universitetin e Prishtinës do të shpallet më 29 gusht. Prorektori për marrëdhënie me jashtë në UP, Afrim Hoti, ka njoftuar se me datën 29 gusht të hapet konkursi i dytë, do të thotë që do të jetë një konkurs që përcjell dinamikën e provimit të maturës, të gjeneratës së dytë të maturës që do të jetë i hapur në shtator dhe në këtë kohë do të procedojmë me afatin e dytë me studimet bachelor, me afatin e parë në studimet master dhe në afatin e parë për studimet e doktoratës. Ai ka shtuar më tutje se në fakultete të ndryshme ka drejtime të caktuara ku ka vende të lira për afatin e dytë por ka edhe drejtime, ku konkurrenca ka qenë shumë e madhe dhe të gjitha vendet janë plotësuar qysh në afatin e parë.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …