Kontigjenti i FSK-së përfundoi me sukses stërvitjen “KFOR 23” në Gjermani

Kontigjenti i FSK-së përfundoi me sukses stërvitjen “KFOR 23” në Gjermani

Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i komanduar nga kapiten Fatmir Lani, që po merr pjesë në ushtrimin e përbashkët KFOR 23 në Bazën e Ushtrisë Amerikane për Evropë (USAREUR), në Qendrën e Bashkuar Shumëkombëshe për Gatishmëri (JMRC), në Hohenfild të Gjermanisë, ka përfunduar me sukses stërvitjen “KFOR 23” në Gjermani. Kontingjenti i FSK-së është i përbërë prej 16 pjesëtarëve, një skuadër me 9 pjesëtarë e Kompanisë për Mbrojtje Kimike-Biologjike- Atomike (MKBA) dhe një ekipi me 5 pjesëtarë për eliminimin e mjeteve eksplozive të Pashpërthyera (EOD) e Kompanisë së Deminimit, si dhe dy vëzhgues –kontrollues.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …