Kontingjenti i FSK-së vazhdon operacionet në ushtrimin “ Reagimi i Menjëhershëm 16” në Slloveni dhe Kroaci

Kontingjenti i FSK-së vazhdon operacionet në ushtrimin “ Reagimi i Menjëhershëm 16” në Slloveni dhe Kroaci

 Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të bashkëpunimit shumëpalësh gjatë vitit 2016 po zhvillon operacionet e përbashkëta  në kuadër të ushtrimit ,,Reagimi i Menjëhershëm 16’’, ku është përfaqësuar me një kontingjent prej 26 pjesëtarësh, të përbërë nga oficerë të personelit,    CIMIC-it , mjekësisë, deminimit  (EOD) dhe kërkim- shpëtimit. Kontingjenti nga Republika e Kosovës, përkatësisht nga FSK-ja,  e udhëhequr nga nënkolonel Fidaim Elshani- komandant i kontingjentit, ka marr pjesë në disa ushtrime të përbashkëta ndërkombëtare së bashku me vendet e NATO-s dhe vendet e rajonit, si: Anglia, Bosnja dhe Hercegovina, Hungaria, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, SHBA, Sllovenia dhe Shqipëria.

Forcat tona janë të vendosura në dy shtetet pritëse në Slloveni dhe Kroaci, përkatësisht në tri lokacione, Novo Mesto, Cerklje dhe Zagreb, ku së bashku me vendet pjesëmarrëse angazhohen në reagime ndaj sfidave dhe situatave të krijuara. Nënkolonel Elshani  na njoftoi më konkretisht rreth ecurisë së ushtrimit dhe qëllimit të tij. A ndër të tjera tha: “ Qëllimi i këtij ushtrimi është i qartë dhe në kohezion me realitetin e krijuar, si kërcënimet e mundshme reale, përballja me kriza të refugjatëve dhe krijimi i forcës adekuate për reagim të menjëhershëm, duke promovuar stabilitet rajonal, forcim të kapaciteteve partnere dhe përmirësim të ndërveprimit të kapaciteteve të NATO-s dhe forcave të armatosura të vendeve anëtare të Partneritetit për Paqe (PFP)”. FSK-ja në këtë  ushtrim është përfshirë në të gjitha nivelet, duke filluar nga kontrolli i ushtrimit (HICON), oficeri ndërlidhës, Qendra operative e batalionit, Qendra operative taktike, qendrat e bashkëpunimit civilo –ushtarak, e deri tek intervenimet e përbashkëta për eliminimin e  mjeteve të pashpërthyera(EOD-së), kërkim- shpëtimin në male, si dhe evakuim dhe trajtim mjekësor.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …