Brickos

Këshilltari për politikë të jashtme i Koresë së Jugut, ka deklaruar se kryetari i Koresë së Veriut Kim Jong Un është gjallë dhe mirë

Koreja e Veriut e paprekur nga virusi korona, por këtë nuk besojnë disa medie e portale në Kosovë e në Shqipëri

Edhe pse kryetari i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka deklaruar  zyrtarisht  se me një karantinë 30-ditore, kufij të mbyllur dhe pezullim të tregtisë me Kinën, ka arritur ta mbajë vendin e tij të pastër nga koronavirusi,  disa medie në Kosovë dhe në Shqipëri, pa u mbështetur në burimet zyrtare spekulojnë se sipas tyre,  “vendi më i varfër i botës ka shumë të vdekur por  vetëm po maskohet dhe mburrjet aspak realiste nga Kim ka të ngjarë të jenë mjeti i tij për të hequr vëmendjen nga ekonomia e Koresë së Veriut, dhunimi i i drejtave të njeriut dhe akteve të tjera kriminale.(!)

Liderët në qytetin më të madh Phenia, të Koresë së Veriut, thonë se vendi kishte qenë në gjendje të ndalonte infektimin nga koronavirusi duke luftuar për mbijetese kombëtare. Zyrtarët në Korenë e Veriut thanë se ata nuk gjetën asnjë të infektuar me koronavirus ndërmjet më shumë se 5400 njerëzve që u nxorën nga karantina.  Këtë lajm nuk e besojnë mediet të afishuara si antikomuniste në Kosovë dhe në Shqipëri. Duke  shkuar aq larg në zbulimet e tyre akuzojnë Korenë e Veriut se po i mbanë fshehtë rastet e koronavirusit. “Megjithatë ka edhe një anë tjetër. Koreja e Veriut ka një shërbim sekret të avancuar dhe ushtri. Këto të dyja do të bënin që vendet e infektuara të karantinoheshin menjëherë duke izoluar rastet./tvklan.al?

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …