Kosnett: Bob Dole i ka pri kauzës për liri, prandaj nuk është risi që ai ka mbështetur përpjekjet e Kosovës

Kosnett: Bob Dole i ka pri kauzës për liri, prandaj nuk është risi që ai ka mbështetur përpjekjet e Kosovës

Në ditëlindjen e senatorit Bob Dole iniciohet ideja për ndërtimin e një busti në nder të tij. Kështu bëri të ditur sot kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, sipas të cilit ideja e ndërtimit të këtij busti kishte ardhur nga qytetarët. Sipas tij, vizita e senatorit Bob Dole gjatë viteve 90-ta në Kosovë kishte bërë kthesë vendin tonë. “Ishte viti 1990, vizita e parë e delegacionit te senatorëve të lartë amerikanë në Kosovë, e cila ishte një kthesë për ne”, tha Haradinaj. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett tha se ndihet i nderuar për iniciativën për ndërtimin e bustit për senatorin Dole. “Bob Dole i ka pri gjithmonë kauzës për liri, prandaj nuk është risi që ai ka mbështetur përpjekjet e Kosovës për liri”, tha ai. Kosnett theksoi se miqësia në mes SHBA-së dhe Kosovës nuk varet nga ndonjë parti e posaçme politike apo individ. “Të gjithëve do të na bënte mirë të ndiqnim filozofinë e Bob Dole. Në politikë ka kundërshtarë- jo armiq”, tha diplomati amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …