leoni

Ambasadori Kosnett

Kosnett: Emërimi i Grenellit, si i dërguar i Trumpit, tregon përkushtimin amerikan një të ardhme paqësore për rajoni

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se emërimi i Richard Grenell, si i dërguar i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për një përparim të shpejt drejt një të ardhme paqësore për rajonin. “Mezi pres të punojmë me ambasadorin Ric Grenell si të dërguarin e posaçëm të presidentit për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës. Emërimi i tij, krahas Matt Palmer (i dërguar i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor), tregon përkushtimin e qeverisë amerikane për përparim të shpejtë drejt një të ardhme paqësore për rajonin”, ka shkruar Kosnett në llogarinë e vet në “Twitter”. Emërimin e diplomatit Grenell e ka mirëpritur edhe Bashkimi Evropian, duke ritheksuar gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me ShBA-në në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, kanë thënë se do të punojnë ngushtë me Grenell për të siguruar paqen përfundimtare në Ballkan.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …