Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për luftimin e krimit të organizuar

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë, Arben Kraja, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale. Lumezi tha se luftimi i korrupsioni nuk mposhtet me vetëm nga puna që bëhet vetëm nga institucionet vendëse, por me përkrahje edhe të shteteve tjera në këtë rast Shqipërinë. Kurse kreu i Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë, Arben Kraja pas nënshkrimit të këtij memorandumi tha se do të vazhdojnë të punojnë bashkë me institucionet e Kosovës në luftimin e dukurive negative. “Në jemi të aranzhuar në luftimin e korrupsionit dhe dukurive tjera, dhe e kam të domosdoshme bashkëpunimin me shtetin e Kosovës”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …