Brickos

Kosova në vitin e kaluar bleu rrymë në shumën rreth 116 milionë euro, nga Maqedonia, Sllovenia dhe Serbia

Gjatë vitit 2023 Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 116 milionë euro, raporton Front Online. Importi është bërë nga gjashtë shtete të ndryshme, madje edhe nga disa shtete, që nuk e njohin fare pavarësinë e Kosovës. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se Kosova ka blerë energji edhe nga Spanja e Serbia, në vlerën 89 mijë e 223 euro. Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka qenë në shënjestër të raportimeve mediale në Kosovë dhe Slloveni si përfaqësues i kompanisë sllovene GEN, dega në Beograd,  nga e cila Kosova kishte importuar energji elektrike. Madje për këtë çështje është themeluar edhe një Komision Hetimor Parlamentar, ku opozita e ka fajësuar Qeverinë “Kurti” në lidhje me importin e energjisë elektrike nëpërmjet ambasadorit Berishaj. Sipas statistikave, Kosova më 2023 më së shumti ka importuar nga Maqedonia e Veriut, e që kap vlerën mbi 49 milionë e 200 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …