Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, radhitën nën mesataren e rrezikshmërisë nga terrorizmi

Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, radhitën nën mesataren e rrezikshmërisë nga terrorizmi

Instituti për Ekonomi  dhe Paqe, përmes Portalit Indy100.com ka analizuar të gjitha vendet e botës, të prekura nga terrorizmi, duke shënuar edhe shkallën e rrezikut dhe vendet më të rrezikuara. Për dallim nga vendet e botës, shtetet e Ballkanit dalin të jenë në indeks të shteteve me rrezikueshmëri të ulët, përveç Bosnjës e cila zë vendin 64 nga 163 vende të monitoruara. Edhe pse fushata,  që kanë bërë disa gazetarë dhe politikanët tanë, që mbahen në pushtet me parulla të luftës kundër terrorizmit, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, radhitën nën mesataren e rrezikshmërisë.  (Burimi, AL-Xhazira)

Ky lajm i afishuar më 11 dhjetor në Al-Xhazira nuk iu konvenon gazetarëve dhe medieve, të cilat mbjellin terrorizmin virtual në vend, andaj  edhe deri tani nuk dimë ta ketë  botuar ndonjë medium në gjuhën shqipe. Nga rezultatet e shpallura dhe të publikuara botërisht, nuk duket që Kosova të jetë tokë e plleshme e terrorizmit, ashtu sikur kukurisin kukuvajkat. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …