Kosova sivjet i plotëson nevojat e popullatës me prodhimit të grurit me vetëm rreth 50 për qind

Kosova në këtë vit i plotëson nevojat e popullatës me prodhimit të grurit me vetëm rreth 50 për qind

Në Kosovë ka filluar fushata e korrje-shirjeve. Sipas të dhënave zyrtare në gjithë territorin e Kosovës me drithëra të bardha këtë vit janë mbjellur mbi 83 mijë hektarë tokë bujqësore, kurse vetëm me kulturën e grurit janë mbjellë dhe do të korren mbi 74 mijë hektarë, që nënkupton se rendimenti mesatar pritet të jetë rreth 4000 kilogramë për hektar. Jusuf Cikaqi, kryetar i Komisionit për monitorimin e fushatës së korrje-shirjeve në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, thotë se bazuar në sipërfaqen e mbjellur me grurë dhe rendimentet mesatare, shpresohet se sivjet Kosova do t’i plotësojë mbi 72 për qind të nevojave të popullatës për ushqim. Nevojat me këtë përqindje, sipas tij, mbulohen nëse gruri nuk eksportohet jashtë territorit të Kosovës.

Por, të dhëna krejt ndryshe paraqesin profesorët e Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës. Sipas një sondazhi që ka përgatitur ky Fakultet, thuhet se Kosova sivjet i plotëson nevojat e popullatës me prodhimit të grurit me vetëm rreth 50 për qind. Ymer Rusinovci profesor i këtij fakulteti, thotë se reshjet e fundit atmosferike kanë ndikuar në rendimentet e kulturave bujqësore. Ndryshe, për të rritur interesimin e fermerëve për mbjelljen e sipërfaqeve më të mëdha me grurë, Ministria e Bujqësisë ka disa vjet që subvencionon fermerët, të cilët kanë aplikuar dhe plotësuar kriteret e kërkuara.

Jusuf Cikaqi, nga Ministria e Bujqësisë, thotë se shuma e përgjithshme e subvencioneve për këtë vit është 25 milionë euro, kurse vetëm për kulturën e grurit 9.5 milionë euro. Pavarësisht kësaj, sipas shoqatës së bujqve, prodhuesit bujqësorë nuk kanë leverdi të kultivojnë kultura të grurit, për shkak të çmimit të ulët të grurit dhe sasisë së madhe të importit nga vendet e rajonit.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 – 20.04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …