Kuvendi i Kosovës gjatë vitit 2018 janë miratuar vetëm 75 ligje, nga 177 sa ishin gjithsej në agjendë për t'u miratuar

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare në të cilën do të zhvillohet interpelanca e kryeministrit Haradinaj

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancë plenare në të cilën do të zhvillohet interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-të Lëvizjes Vetëvendosje dhe  GP të LDK-së, në lidhje me vendimin e Qeverisë për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit. Gjatë kësaj seancë po ashtu do të shqyrohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme COSME) 2014-2020”.

Po ashtu Kuvendi bënë edhe shqyrtimin Projektligjit për Efiçiencë të energjisë, Projektligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, Projektligjin për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete Projektligjin për shërbime postare, Projektligjin për masat mbrojtëse në importe, Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje si dhe Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Kuvendi gjithashtu do të diskutojë për propozimin e kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës si dhe formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …