Banorët e Hades kërkojnë nga shteti që të merr vendime konkrete për zgjidhjen e problemit të tyre
Hade

Banorët e Hades kërkojnë nga shteti që të merr vendime konkrete për zgjidhjen e problemit të tyre

Të bllokuar tash e 14 vjet, të prekur në shëndet e, siç thonë, të diskriminuar nga pushteti, banorët e fshatit Hade të Kastriotit kanë kërkuar nga institucionet e shtetit që të marrin vendime konkrete për zgjidhjen e problemit të tyre me shpronësim. Sipas tyre, shteti është duke bërë shkelje të të drejtave të njeriut për këta banorë, pasi siç kanë thënë nuk ka respektuar asnjë kërkesë të tyre. Edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka thënë se banorët e fshatit Hade janë duke jetuar në një geto dhe se institucionet nga viti 2004 nuk kanë bërë ndonjë lëvizje në këtë drejtim.

Gjatë një raportimi para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Persona të Pagjetur, të mërkurën, Jashari ka folur për shkeljet e të drejtave të njeriut për banorët e Hadës, duke thënë se gjendja në terren nuk është normale dhe se të drejtat e banorëve të Hadës po shkelen. “Banorët konsiderojnë se kanë mbetur me një oazë. Kjo vonesë nga viti 2004 e deri tash ka ngritur koston e shpronësimit të banorëve”, ka thënë Jashari. Sipas tij, gjendja aktuale në Hade është një lloj getoje dhe ka rezultuar me shkelje të të drejtave të njeriut. “Është momenti për të gjetur një vendim përfundimtar”, ka theksuar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …