Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Time Kadrijaj, është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitares

Kosova vazhdon të jetë vendi më i varfër, me 50 për qind të popullatës pa punë thotë deputetja, Kadrijaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së Time Kadrijaj, ka numëruar sot para deputetëve një sërë problemesh me të cilat ballafaqohet vendi. Ajo ka thënë se vendi ynë vazhdon të jetë vendi më i varfër, me një papunësi prej 50 për qind të popullatës, pavarësisht nga pasuritë nëntokësore dhe ato mbi tokë. “Për zhvillimin ekonomik nuk keni zgjedhje të qëndrueshme. Ky është alarm për Kosovën dhe qytetarët. Sistemi arsimor është i kapur nga partitë më të mëdha. Sistem i politizuar skajshmërish”, citon KP deputeten Kadrijaj. Sipas saj, sistemi shëndetësor është para kolapsit, duke shtuar se vendet kyçe të institucioneve janë të kapura nga militantë partiakë. “Nepotizmi është shtrirë dhe në polici dhe AKI. Shteti është i dobët” ka konstatuar mes tjerash deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …