Kosovë-SHBA, marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë bërthamore

Kosovë-SHBA, marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë bërthamore

Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Sigurinë Bërthamore ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Departamentin e Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes tij synohet zbulimi dhe parandalimi i trafikimit të paligjshëm të materialeve të veçanta bërthamore dhe materialeve të tjera radioaktive. Institucionet përgjegjëse për zbatimin e memorandumit do të jenë Administrata Nacionale për Sigurinë Bërthamore e SHBA-ve dhe Policia e Kosovës. Sipas Beqir Mezelxhiut, kryeshef i agjencisë kosovare, qëllimi i këtij memorandumi është të vendoset niveli i lartë i sigurisë bërthamore dhe që Kosova të përmbushë detyrimet ndërkombëtare në zbulimin dhe parandalimin e trafikimit të paligjshëm të materialeve bërthamore dhe atyre radioaktive. Rick Clarke, përfaqësues i Departamentit të Energjisë nga SHBA, ka thënë se ky memorandum vë në pah bashkëpunimin e mëtejshëm mes Amerikës dhe Kosovës. Memorandumi, sipas tij, ndihmon Policinë e Kosovës në zbulimin dhe parandalimin e trafikut të paligjshëm të këtyre materialeve nëpërmjet bashkëpunimit teknik dhe metodik, përfshi këtu montimin dhe përmirësimin e sistemeve teknike për zbulimin dhe identifikimin e këtij materiali në pikat e kontrollit kufitar të Republikës së Kosovës. Policia e Kosovës do t’i ketë këto pajisje shumë shpejt në dispozicion.

 

Kontrolloni gjithashtu

Përfaqësuesi i Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Robert Wood, reagoi kundër akuzave të diplomatit rusi, Vitali Nebenzia

Përfaqësuesi i Amerikës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Robert Wud, reagoi ndaj akuzave të …