KOSTT-i e kundërshton amendamentin i cili cakton koeficientin 1 deri 7 për punënjësit e ndërmarrjeve publike

KOSTT-i ka paralajmëruar se nuk ka para për ta paguar rrymën e qytetarëve të pjesës veriore të Kosovës

KOSTT-i ka paralajmëruar se nuk ka para për ta paguar rrymën e qytetarëve të pjesës veriore të Kosovës dhe se ky kolaps financiar është pasoje e pagesave që i janë bërë më herët faturave të rrymës të banorëve të pjesës veriore. Zëdhënësja e Kompanisë publike të Operatorit, Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Zana Bajrami-Rama ka deklaruar për “Kosovapress” se si pasojë e situatës së pazgjidhur në pjesën veriore të Kosovës, si dhe e obligimeve të pashlyera të palëve, gjendja financiare e KOSTT është jashtëzakonisht e rënduar. “Për të gjitha devijimet e shkaktuara ndaj sistemit interkonektiv evropian, si për humbjet e veriut, ashtu edhe për devijimet e shkaktuara nga palët e treta, faturohet KOSTT si palë kontraktuese me ENTSO-E. Kostoja totale financiare për pjesën veriore të Kosovës për vitin 2021 është rreth 41 milionë euro. Kostoja për muajin janar 2022, është afër 8 milionë euro, ndërkaq për muajin shkurt 2022, është mbi 5 milionë euro. Sa i përket muajit mars, ende nuk mund të ofrohen të dhënat e sakta, por kostoja financiare për muajin mars pritet të jetë dukshëm më e lartë”, ka deklaruar zëdhënësja, Zana Bajrami-Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …