Brickos

Shqiprim Arifi: Shqiptarët e Kosovës Lindore asnjëherë nuk do të zbrapsen nga dëshira dhe kërkesa për bashkim me Kosovën

Lideri i “Alternativa Demokratike Shqiptare”, Shqiprim Arifi ka drejtuar kritika ndaj qeverive të Kosovës

Lideri i “Alternativa Demokratike Shqiptare”, Shqiprim Arifi, ju ka bërë thirrje shqiptarëve të Kosovës lindore që të marrin pjesë në zgjedhje që në Kuvendin e Serbisë të kemi sa më shumë deputet shqiptar. Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, siç tha i për t’i dhënë mesazhin Serbisë që pavarësisht diskriminimit ne dalim dhe votojmë.  “Të japim një mesazh kundrejt Beogradit e Serbisë që edhe pse na diskriminoni, edhe pse na keni shkelur që 20 vite dhe edhe pse na keni pasivizuar ne dalim dhe votojmë dhe tregojmë artin e luftës ndaj kësaj dukurie. I ftoj të gjithë qytetarët që të dalin dhe të tregojnë edukatën demokratike. I kemi dy lista shqiptare për herë të parë. Janë 6 mijë deri në 10 mijë qytetarë që nuk kanë mundësi që sot të votojnë. Ne e shohim një politikë portativë të Qeverisë së Serbisë për të ruajtur fuqinë e tyre, por e shohim edhe një neglizhencë të qeverive kosovare që po na lënë në mëshirën dhe mundësitë e tona, e kjo është fatkeqësi” ka theksuar mes tjerash lideri i “Alternativa Demokratike Shqiptare”, Shqiprim Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …