KPF-ja në Viti diskutoi për pasqyrat financiare janar-mars 2024

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi është mbajtur sot mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi Azizi i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të fundit të ligjshmërisë së akteve të miratuara në Kuvendin Komunal të Vitisë, të cilët kryesisht kishin kaluar edhe në këtë komitet. Më pas anëtarët e KPF-së parashtruan pyetje dhe kërkesa të ndryshme në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë e të cilëve kryesisht ju është përgjigjur zv. kryetari i komunës, Hasan Aliu. Në këtë mbledhje është diskutuar në veçanti për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2024. Lidhur me këtë pikë, drejtoresha, për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Viti, Milihate Ajeti , prezantoi pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-mars 2024. Sipas këtij dokumenti, shkalla e inkasimit të hyrave vetanake nga planifikimi vjetor është 19.85% ose mbi 204 mijë euro. Ndërkaq për këtë periudhë nga mjetet e alokuara në të gjitha programet dhe kategoritë ekonomike janë shpenzuar gjithsej mbi 5 milion e 581 mijë euro apo 88.71%. Për këtë periudhë të shpenzimeve, anëtarët e këtij komiteti kërkuan sqarime lidhur me disa shpenzime por edhe me inkasimin e mjeteve për këtë periudhë raportuese. Në mbledhjen e sotme të KPF-së, gjithashtu është shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash propozim vendimi për ndryshim-plotësim të vendimit Nr.01-110/05-111, të datës: 01.02.2022 të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Ndërkaq jashtë rendit të ditës janë votuar edhe këto pika: Propozim vendimi për bartjen e mjeteve nga një projekte në projektet tjera në shumën prej (148.376,16) Euro. Propozim vendimi të nismës së kryetarit të komunës së Vitisë me komunat e Gjilanit në fushën e dhënies në shfrytëzim të lokacionit (Stacionit të autobusëve të Vitisë), me qellim të shfrytëzimit nga N.P.L “Stacioni i Autobusëve Gjilan” sh.a. për realizimin e projektit me interes të përbashkët. b) Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të komunës së Vitisë për te filluar sh.a. për realizimin e projektit me interes te përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …