Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të Vitisë për të parë nga afër punimet që janë realizuar në asfaltimin e rrugës në drejtim të xhamisë së këtij fshati, rrugën “Qendresa” rrugën e varrezave, rrugën “Luftëtareve të lirisë ” , ” Salih Zenuni” por edhe një rruge lagjore . Me këtë rast ai është pritur aty edhe nga banorët të cilët e kanë mirëpritur këtë projekt por edhe projektet tjetra infrastrukture të cilat janë realizuar ditë më parë në këtë fshat sikurse asfaltimi i rrugës “ Avdullah Emini” dhe të rrugës bujqësore Buzovik-Lubishtë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …