KPF në Deçan ka mbajti mbledhjen e I-rë për vitin 2021

Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot është mbajt mbledhja e I-rë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2021.

Për këtë mbledhje është propozua ky  Rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2021,

  3. Shqyrtimi i propozimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2021,

  4. Shqyrtimi i Planit të punës së Komitetit të Komuniteteve për vitin 2021,

  5. Shqyrtimi dhe aprovimi i Planit të punës së Zyrës për komunitete dhe Kthim dhe Integrime Evropiane për vitin 2021,

  6. Shqyrtimi i Propozim- vendimit për Pëlqimin Mjedisorë për Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisorë të PZHK-së,

  7. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës,

  8. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit,

  9. Shqyrtimi i Planit te Integritetit,

  10. Shqyrtimi i Raportit të Përformancës për vitin 2019,

  11. Shqyrtimi i Planit të Veprimit kundër korrupsionit,

  12. Shqyrtimi i kërkesave,

  13. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar nga anëtaret e KPF-së të cilët ishin prezent në takim dhe të gjitha kanë marrë edhe miratimin për diskutim në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës e cila do të mbahet më 29.01.2021 (e premte).

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …