KPF në Mitrovicë mbajti mbledhjen e 26-të të rregullt

Drejtuar nga Bislim Imeri, kryesues i kuvendit të komunës së Mitrovicës, e në prani të Kryetarit të Komunës, Agim Bahtiri, nënkryetarit, Safet Kamberi dhe drejtorëve të drejtorive komunale, është mbajtur mbledhja e 26-të e rregullt, e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF).

Në mbledhje si pikë e parë e rendit të ditës është shqyrtuar edhe  një herë  miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, pas diskutimeve të anëtarëve të KPF, u mbështet Draft- rregullorja për Menaxhimin e Mbeturinave.

Anëtarët e KPF, kanë aprovuar edhe Propozim-vendimin për shpalljen e ankandit publik për shitjen e automjeteve në pronësi të Komunës.

Me propozimin e kryetarit të Komunës së Mitrovicës, u kërkua që në kuadër të pikave të renditi të ditës të shtohet Propozim – vendimi, për shpalljen e konkursit publik për subjekte afariste të interesuara për tu vendosur në “ Parkun e Bizneseve në Mitrovicë”. Në këtë mbledhje, pas diskutimeve të shumta, të gjitha pikat e rendit të ditës u shqyrtuan dhe u miratuan nga anëtarët e KPF-së.

Kështu, për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës, u proceduan materialet në vijim:

Propozim-vendim për shpalljen e ankandit publik për shitjen e automjeteve në pronësi të Komunës; Propozim-vendim për plotësim dhe ndryshim të Vendimit të Kuvendit të Komunës Nr. 02/06-5940/4 dt. 28.10.2010 për themelimin e çmimit “Kadri Kadriu”; Propozim-vendim lidhur me Kërkesën e disa banorëve përkitazi me largimin e murit të ndërtuar në Sheshin e “Lirisë”; Propozim-vendim për miratim të Dokumentit “Programi trevjeçar i banimit për vitet 2016-2019”; Kërkesa e OVL-së së UÇK-së për përkrahje financiare; Kërkesa e Gjimnazit “Frang Bardhi” për përkrahje financiare; Plani i veprimit për transparencën në Komunë; Plani i veprimit për integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas në Mitrovicë; Plani lokal i menaxhimit të mbeturinave; Informatë mbi gjendjen e Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës si dhe Informatë për procesin e legalizimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …