mediat

KPM-ja ka reaguar kundër deformimit të një lajmi me titull, “Këto janë top televizionet sipas KPM-së

Këshilli i Pavarur i Medieve Pas miratimit të Rregullores KPM-2016/01 për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuale, një prej ofruesve të shërbimeve mediale, i licencuar nga KPM, përcjellë nga një portal lajmesh, nën titullin e lajmit “Këto janë top televizionet sipas KPM” kanë raportuar gabimisht që KPM ka bërë ndarjen e 6 top kanaleve televizive në Kosovë. Njoftojmë të gjithë të licencuarit dhe publikun e gjerë që KPM nuk ka bërë vlerësimin dhe kategorizimin e të licencuarve në top kanale. KPM, në pajtim me Nenin 9 dhe Nenin 10 të Rregullores KPM-2016/01 ka përpiluar listën e kanaleve me statusin e bartjes së obligueshme, të cilat duhet të jenë pjesë e katalogut të programeve të ofruesve të shpërndarjes që operojnë në Kosovë. Kjo listë është pjesë e Rregullores e cila ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit, më 28 korrik 2016. Prezantimi i ofruesve të shërbimeve programore i dhënë në listën për bartje të obligueshme, përveç kanaleve të Transmetuesit Publik, nuk prejudikon renditjen e tyre në operatorin e shpërndarjes. KPM kërkon nga mediumet të cilat kanë dhënë apo kanë huazuar lajmin me titull “Këto janë top televizionet sipas KPM”, ta korrigjojnë me informimin për kanalet me bartje të obligueshme dhe t’i referohen Rregullores së KPM-së për të përmbushur misionin e tyre duke siguruar korrektësi dhe saktësi në raportimet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …