KQZ akrediton edhe 840 vëzghues për zgjehdhjet lokale

KQZ akrediton edhe 840 vëzghues për zgjehdhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar edhe 840 vëzhgues, qe është grupi i Vl-të i vëzhgusve për zgjedhjet lokale. Gjatë mbledhjes së mbajtur sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në rekomandimin e ZRPP-së anuloi akreditimet si vëzhgues të Zgjedhjeve Lokale për 23 persona. Drejtoresha e ZRPP-së, Miradije Mavriqi bëri të ditur se duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme asnjë person nuk mund të shërbej si vëzhgues zgjedhor nëse është kandidat për post zgjedhor në Kosovë. Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit është rreth 32 mijë e 500. Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi slloganin e Zgjedhjeve Lokale 2017, i cili është: Për komunën tënde. Voto.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …