Të shkarkohet këshilltari i Ramës dhe i Thaçit, Baton Haxhiu, ashtu sikur Albin Kurti shkarkoi, Sh.Gashin

Baton Haxhiu i Stanishiqit dhe i koleges së tij Liljana nga Beogradi, bëhet patriot dhe sulmon Thaçin për Gjykatën Speciale

Kundër fjalimit të kryetarit Hashim Thaçi me temën: “Perceptimi publik i Gjykatës Speciale të Kosovës: rreziqet dhe mundësitë”,  ka reaguar  drejtoi i TV-Klanit, Baton Haxhiu duke e akuzuar kryetarin si  njeriun që më së shumti është angazhuar për themelimin e kësaj gjykate. Është i çuditshëm shpërthimi i këtij njeriu i njohur për bashkëpunim me serbët, madje me vetë kriminelin e luftës, Stanishiq para dhe gjatë luftës, por edhe mjaft i fërkuar ditë e natë me Kadri Veselin, dikur edhe me Hashim Thaçin dhe shumë sish që thirren në emër të kreut të luftës.  Ky gazetar kontrovers, i cili kishte shpallur veten të vdekur gjatë luftës dhe kishte ikur në Gjermani, ku kishte marrë edhe “mirënjohje: për trimëri, dhe kishte sharë ata që kishin fillura luftën,  dhe nuk e kishin mbrojtur atë dhe sojin e tij të gazetarëve. Ai  ka harruar se si është shprehur  vetë për themelimin e Gjykatës Speciale.  Në një letërkëmbim me një gazetare serbe, të quajtur Liljana,  ai kohë më parë është lavdëruar për meriat që ka pasur në krijimin e kësaj gjykate, duke pranuar se ka votuar për këtë  gjykatë dhe duke iu betuar gazetares, koleges së tij serbe, se afirimi me te dhe më serbët kalon mbi të gjitha luftërat çlirimtare ( Klan Kosova Baton Haxhiu Letër Liljanës)

 Baton Haxhiu Letër Liljanës:

Do t’ju çudis nëse ju them që si publicist, gazetar, opinionbërës, kam qenë, jam dhe do të jem për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së! Le të shkojnë të gjithë atje… Sepse rruga ime, rruga jonë, Liljanë  ka qenë, është dhe do të jetë, e ndërtuar mbi ideale që shkojnë përtej çdo lufte çlirimtare…( Klan Kosova, Baton Haxhiu, Letër Liljanës)

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …