Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri me tani ka refuzuar gjithsej 3 mijë e 15 vota të diasporës

KQZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues apo 10.05 për qind e votueseve

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka njoftuar se në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Kosovës, deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues apo 10.05 përqind e votueseve. “Në bazë të dhënave të dërguara në mënyrë elektronike  nga qendrat e votimit për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, deri në orën 11:00 kanë votuar 182 mijë e 40 votues apo 10.05 përqind e votueseve. Krahasuar me zgjedhjet lokale të 3 nëntorit  2013-të , njëjtën kohë kanë votuar 214 mijë e 29 votues apo 12.03 për qind e votuesve. Duke u mbështetur nga informacionet në qendrat e votimit procesi i votimit është duke vijuar normalisht”, tha Daka. E pyetur për problemet me vula Daka tha se është bërë një ngatërrim , gabimet i bëjnë njerëzit, dhe se sipas saj ky problem është sanuar dhe procesi po vazhdon me rregull. Ndërsa sa i përket incidentit që ka ndodhur në Kllokot, ajo ka thënë se KQZ-ja nuk ka informata se kanë ndodhur incidente.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza shfaq dyshime lidhur me komunikimin e njërit prej organizatorëve të sulmit në veri të Kosovës me Mimoza Kusarin

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka ngritur një zë kritik në lidhje me dialogun me …