KQZ: Qendrat e votimit në 19 komuna u hapen me kohë

KQZ: Qendrat e votimit në 19 komuna u hapen me kohë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet ku mbahen zgjedhjet për balotazh, janë hapur me kohë në orën 07:00. Në konferencën e parë për media, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka ftuar gjithë qytetarët me të drejtë vote në ato komuna ku zhvillohen zgjedhjet në raundin e dytë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për ta zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës.

“Në bazë të të dhënave të dërguar nga qendrat e votimit në të gjitha komunat e Kosovës ku mbahen zgjedhjet në orën 07:00 janë hapur me rregull të gjitha qendrat e votimit dhe vendvotimet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton qytetarët me të drejtë votë nga komunat Gjakovë, Gjilan, Dragash, Burim, Kaçanik, Klinë, Dardanë, Mitrovicë e Jugut, Kastriot, Rahovec, Besianë, Therandë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Kllokot dhe Partesh që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre”, tha Daka. Ajo njoftoj se në orën 09:20, KQZ-në do ta vizitoj kongresmeni amerikan Eliot Engel.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë

Ambasadorët e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë kanë theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet …