Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se sulmi terrorist serb, një vit më parë në Banjskë, të veriut të vendit, paska qenë replikë identike e Rusisë kundër Ukrainës. Ai në konferencën e Institutit për Studimet e Luftës Hibride “Octopus”, tha se Rusia dhe Serbia kanë të njëjtën strategji destabilizuese dhe se pasojat e agresionit ushtarak rus në Ukrainë kanë ndikuar në kontinentin evropian në paqe dhe siguri, por duke paraqitur vetëm rastin e Banjskës, një vit më parë, kur u vra një polic shqiptar dhe katër serbë. Kryeparlamentari Konjufca theksoi se Rusia dhe Serbia janë të njëjta në metoda dhe qëllime. Ai madje tha se edhe dërgimi i armëve serbe në Ukrainë qenka bërë në koordinim të plotë me Rusinë dhe se kjo po bëhet për përfitime monetare të Serbisë. Krahasimet e tilla naive tregojnë më së miri nivelin intelektual, dhe papjekurinë politike, jo të një adoleshenti militant, partiak, por të një kryetari të Kuvendit, i njohur për deklarata skandaloze, naive e aspak serioze.
Kontrolloni gjithashtu
Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …