Jakup Krasniqi

Krasniqi: Zgjidhja është në zgjedhje

Duke komentuar deklaratat dhe idetë që po jepen për reforamtim të Qeverisë dhe reformën zgjedhore për të dal nga situata jo e mirë në të cilën gjendet vendi, ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka deklaruar se dalja nga kjo situatë janë zgjedhjet. Në një shkrim autorial, ai ka pyetur se a duhet kërkuar zgjidhja në zgjedhje, në nënshtrim apo në ikje. Kush e dinë, kur institucionet e shtetit kanë rënë në kolaps, cila është zgjidhja? Ne demokraci funksionale, në raste të tilla zgjidhja kërkohet në zgjedhje. Në demokraci jo funksionale, ku kapja e shtetit bëhet kulturë, zgjedhja është – vazhdimi i agonisë! Kjo është duke ndodhur tek ne. Qeveria që një vit e sa nuk po mund t’i realizon dy marrëveshje te nënshkruara, njërën në Vjenë (demarkacionin) e tjetrën në Bruksel (asociacionin), qytetarët po i ikin, investime e zhvillim nuk ka dhe këta tipa vazhdojnë të përrallisin: “Zgjedhjet nuk janë zgjidhje”?!!! Atëherë kush e dinë: Ku duhet kërkuar zgjidhja nëse jo në zgjedhje? Në nënshtrim apo në ikje!, ka pyetur n[ mes tjerash ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …