Valbon Krasniqi: Tani duhet të mendohet për trajtimin e ndërlikimeve te pacientët që e kanë kaluar virusin

Valbon Krasniqi: Fushata zgjedhore dhe zgjedhjet mund të ndikojnë në shtimin e rasteve me kovid-19

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka tërhequr vërejtjen se ndonëse ka rënie të dukshme të rasteve me kovid-19, fushata dhe zgjedhjet mund të ndikojnë në shtimin e rasteve. Duke folur për gjendjen shëndetësore në vend të rënduar nga pandemia, ai ka thënë se kohës së fundit kemi një numër realtivisht më të ulur në krahasim me javët e kaluara dhe kjo po na mundëson që të rikthejmë shërbimet tjera, ashtu siç kemi bërë me shërbimet e Ambulancat Specialistike dhe nga kjo javë ne kemi liruar edhe Klinikat Internistike, njësia COVID-3 që quhej dhe tani jemi në proces të pastrimit, dezinfektimit dhe përgatitjes që edhe ato klinika të rikthejnë shërbimet e tyre dhe të kthejnë shërbimet për pacientët jo Covid. Meqenëse vendet e botës tashmë janë duke u përballuar me shifra të larta të qytetarëve të infektuar me COVID-19, u.d të drejtorit të SHSKUK-së për KosovaPress, thotë se këtë situatë po e përcjellin me shqetësim, pasi që ngjarjet që e presin vendin mund të ndikojnë në rritje të rasteve me koronavirus.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …