leoni

Jakup Krasniqi: Ngjarjet e vitit 1981 në shkrimet e autorëve të huaj

Krasniqi: Specialja është “Sui Generis”, në praktikën ndërkombëtare nuk ka ndodh të ketë Gjyaktë për ndjekje një etnike

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, kërkon nga Bashkimi Evropian që ta ndryshojë qasjen ndaj Serbisë pasi kjo e fundit, nuk ka gatishmëri për të arritur marrëveshje dhe marrëdhënie të reja me Kosovën. Ai thotë se Serbia duhet të ndëshkohet për politikën që e ka ndjekur, politikën e gjenocidit. Kurse për ftesat e Gjykatës Speciale, thekson se kjo Gjykatë është “Sui Generis” për shkakun se në praktikën ndërkombëtare nuk ka ndodh që të ketë një Gjyaktë për ndjekje një etnike. Ai potencon faktin se komuniteti ndërkombëtarë e ka pasë një Tribunal, Tribunalin e Hagës për t’i ndjekur krimet që janë kryer në hapësirat e ish-Jugosllavisë dhe përderisa komuniteti ndërkombëtar është i bindur se dikush ka kryer krime të luftës atëherë është dashur ta ruaj Tribunalin e Hagës dhe atje të përgjigjen kriminelët e luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …