Jakup Krasniqi

Krasniqi: Kosovës i duhet ndryshimi thelbësor i qeverisjes

Duke komentuar debatet në mes eksponentëve të partive politike që po zhvillohen nëpër medie të ndryshme, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismes Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se Kosova ka nevojë për njerëz që nuk shajnë, nuk mashtrojnë e as nuk gënjejnë. Popullit duhet të ju thotë JO të tillëve që ishin në politikë. Nisma Socialdemokrate distancohet nga gjuha arrogante dhe nuk i shajnë as kundërshtarët më të mëdhenj politik.  Votuesi duhet t’ju thotë jo atyre njerëzve që ishin e janë në politikë, të cilët si dje ashtu edhe sot, çdo veprim politik që e bëjnë, e bëjnë vetëm e vetëm për votë e jo për ndryshim. Kosovës i duhet ndryshimi thelbësor i qeverisjes. Socialdemokracia është shpresa e mbetur. Nisma Socialdemokrate duhet të ndahet pa ekuivok nga politikat e shurdhëra që nuk kanë sy e veshë t’i dëgjojë e t’i shikojë drejt në sy hallet dhe kërkesat e shqiptarëve, që s’ka guxim t’u flasin njerëzve hapur e çiltër. Lufta politike nuk duhet bërë me sharje, por vetëm e vetëm me ide e program të qartë politik, ekonomik e social, ka porositur kryetari i Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …