Krasniqi: “Masakra e Reçakut shfaqë qëllimin e politikës gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë

Krasniqi: “Masakra e Reçakut shfaqë qëllimin e politikës gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar se Masakra e Reçakut shfaqë qëllimin e politikës gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë. “Masakra e Reçakut, 24 vjet më parë, dëshmoi qëllimin dhe synimin e një politike gjenocidale dhe të orkestruar të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë. Vrasja e 45 civilëve në Reçak, në gjaktftohësi dhe me paramendim, ishte krim kundër njerëzimit – çka me të drejtë e cilësoi edhe Ambasadori William Walker. Krimet ndaj popullatës civile shqiptare, gjatë luftës së viteve 1998/99, nuk do të harrohen asnjëherë dhe për to nuk do të heshtim derisa drejtësia të vihet në vend. Sot, bashkë me kolegë e bashkëpunëtorë nga PDK, bëmë homazhe tek Kompleksi Përkujtimor në Reçak për të kujtuar viktimat e kësaj masakre. Lavdi të përjetshme martirëve, dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës”, ka shkruar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …