Fillimi / Lajmet / Gresa Krasniqi: Kush më mirë e mbron ushtrinë e komandantit legjendar Adem Jasharit, se komandant Çeliku
Gresa Krasniqi: Kush më mirë e mbron ushtrinë e komandantit legjendar Adem Jasharit, se komandant Çeliku

Gresa Krasniqi: Kush më mirë e mbron ushtrinë e komandantit legjendar Adem Jasharit, se komandant Çeliku

Bija e zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Gresa Krasniqi ka shkruar se u desh të kalonin 22 vite pas luftës, 13 vite pas pavarësisë dhe ca pazareve politike që disa “lider politik” të bëjnë nderime e homazhe tek varret e dëshmorëve dhe viktimave te luftës. Nga aty kërkonin dënimin e kriminelëve të luftës, por nuk u dolën në mbrojtje çlirimtarëve të arrestuar në nëntor ndërsa ka prej tyre që kurrë nuk folën për meritat e UÇK-së falë së cilës sot gëzojmë lirinë. Në kohën më të vështirë, kur Kosova digjej, dhunohej, burgosej, përgjakej dhe shkatërrohej shumë të rijnë e të reja e bashkë me ta dhe babi im formuan të lavdishmen Ushtri Çlirimtare te Kosovës. Sot, po e njëjta UÇK ka nevojë për ne. E kush më mirë mundë të mbroj ushtrinë e komandantit legjendar të Adem Jasharit, se sa komandanti i brigadës 121? Komandant Çeliku, vet i persekutuar disa herë nga po të njëjtat gjykata kriminale e të padrejta. Kush më mirë e ndjen thellë në mish e shpirt dhembjen e secilit që gjendet aty padrejtësisht dhe gabimisht?  Kosovën nuk do ta mbrojnë kurrë pasardhës të atyre që deshën pushtuesin. Kosovën dhe çdo qytetarë të saj dinë dhe do ta mbrojnë vetëm ata që në momentet më të vështira, mbrojtën vatanin, ka shkruar Gresa Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ragmi Mustafa: Edhe pas 29 vjetësh statusi politik i shqiptarëve të Kosovës Lindore mbetet ende i pazgjidhur

Ragmi Mustafa: Edhe pas 29 vjetësh statusi politik i shqiptarëve të Kosovës Lindore mbetet ende i pazgjidhur

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore, Ragmi Mustafa, ka kujtuar 29-vjetorin e Referendumit ...