Brickos

Kosova do t'i kontrollojë kufijtë e vet energjetikë, pas bashkimit me Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë-Shqipëri

KOSTT: EMS nuk ka shprehur gatishmëri për marrëveshje

Zyrtar të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) kanë thënë se përkundër nënshkrimit, Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen për operim të sistemit interkonektiv për energji elektrike dhe kjo po e dëmton Kosovën. Zyrtar të KOSTT-it kanë thënë se Serbia po vazhdon të mbajë të bllokuar transmetimin e energjisë elektrike në kufirin energjetik të Kosovës dhe Serbisë. Kështu që operatorët komercialë janë duke tregtuar energjinë elektrike në Kosovë duke shfrytëzuar rrugët alternative nga shtetet tjera të rajonit, gjë që nuk do të duhej të ndodhte pas nënshkrimit të marrëveshjes për operim të sistemit interkonektiv për energji elektrike. Zyrtarë të KOSTT-it kanë treguar se kanë dërguar marrëveshjet për operim të sistemit interkonektiv tek operatori serb EMS (Rrjeti Elektro-energjetik i Serbisë), por ky operatorë ende nuk ka shpreh gatishmëri për marrëveshje. Nga 14 dhjetori, KOSTT-i operon si i pavarur dhe kontrollon kufijtë energjetikë të Kosovës. Dalja e Kosovës nga blloku rregullues SMM (Serbi, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut) dhe përfshirja e saj në një bllok me Shqipërinë ishte paraparë me një marrëveshje mes KOSTT-it dhe ENTSO-s në muajin qershor të vitit të kaluar. Kjo marrëveshje hyri në fuqi më 29 shtator, 2020.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …