Krasniqi: Unë nuk e kam të qartë pse po vonohen dhe pse po hezitojnë të nisin procesin e vetingut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shfaqur habinë e tij se pse ende nuk ka nisur procesi i vetingut në drejtësi ndonëse ai ka ofruar mbështetje të plotë për këtë proces. “Vettingu është proces që mund të bëjë dallimin e ta luftojë inefikasitetin pse jo edhe kompetencën”, ka deklaruar gjatë intervistës për Ekonomia Online, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Ai ka shtuar më tutje se procesi i vetingut duhet të ndodh. “Unë e kam takuar kryeministrin dhe i kam dhënë mbështetje për një proces që duhet të ndodh në Kuvendin e Kosovës. Propozimet që i kemi dhënë si Parti Demokratike e Kosovës janë mirëkuptuar dhe janë pranuar dhe sot dosja e vetingutt gjendet në Kuvendin e Kosovës. Por një gjë e tillë duhet të ndodh në një proces të strukturuar legal, Kushtetues siç e kemi propozuar përmes vettingut në Kuvendin e Kosovës jo me masa të tjera të cilat e ndikojnë pavarësinë e  sistemit të drejtësisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Rasti i Astrit Deharit kalon nga Prokuroria Themelore në Prizren në juridiksion të Prokurorisë Speciale të Kosovës

Vetëvendosja sërish kundërshton themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit

Në seancën e djeshme, ku Kuvendi i Kosovës po diskutohej  për pikat që nuk janë përfunduar …