Kremlini nuk tërhiqet nga Siria as nga Krimeja, pavarësisht sanksioneve ekomomike të BE-së dhe Amerikës

Kryeministri i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka deklaruar  se Moska nuk do ta ndalë aksionin ushtarak në Siri, derisa qeveria e diktatorit Bashar al-Assad, të jetë në gjendje të arrijë paqe të favorshme. Në një intervistë ekskluzive dhënë revistës Time, që është publikuar sot, Medvedev ka shtuar se kryengritësit kundër qeverisë, të gjithë janë “banditë dhe terroristë”. Sipas tij paqja do të vij në Siri, vetëm atëherë kur Assad ulet dhe negocion me forcat rebele “të cilët janë të aftë për të arritur marrëveshje”, por ka shtuar se “rrethi i të tillëve ende duhet të caktohet”. Medvedev ka saktësuar se Rusia nuk do të kërkojë nga vendet perëndimore që t’i heqin sanksionet ndaj Moskës pas aneksimit të gadishullit Krimea dhe pas mbështetjes ushtarake dhe politike ruse ndaj separatistëve në lindje të Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …