Krerët e FSK-së bënë homazhe dhe vizituan familjen Jashari

Krerët e FSK-së bënë homazhe dhe vizituan familjen Jashari

Dje u raportua se familja Jashari nuk do të hapë dyert për mysafirë, por sot dera e kullës përseri u hap. Të parët që u pritën në kullën e tyre janë krerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ministri Haki Demolli. Demolli së bashku me komandantin e FSK-së Rrahman Rama pasi bënë homazhe te varrezat, shkuan në odën e familjes Jashari ku u pritën nga Murat Jashari, nipi i komandantit legjendar Adem Jashari. Ministri i FSK-së tha se sot të gjithë janë të vetëdijshëm se gjaku i tyre ka ngritur themelet e shtetit të Kosovës prandaj të gjithë qytetarët dhe institucionet e kanë obligim që të vinë dhe të përulen para dëshmorëve në Prekaz.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …