Opozita kundërshton Demarkacionin, nuk i bindet mesazhit të Mogherinit

Opozita kundërshton Demarkacionin, nuk i bindet mesazhit të Mogherinit

Zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, gjatë vizitës në Prishtinë, të shtunën, porositi klasën politike që ta arrijnë një marrëveshje për ratifikimin e Demarkacionit në mënyrë që të fitohet liberalizimi i vizave. Mesazhi i saj edhe kësaj radhe “nuk kaloi” tek opozita, meqë ajo konsideron se është e padrejtë dhe gabim që në raport me shqiptarët e veçanërisht me Kosovën të aplikohen kritere e kërkesa të cilat e kushtëzojnë pabarazinë në mes të popujve. “Imponimi sjell krizë, shqetësim dhe indinjatë’, ka thënë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Ai ka ripërsëritur se Vetëvendosja së bashku me partitë tjera opozitare do ta kundërshtojnë fuqishëm Demarkacionin nëse shqyrtohet  në Kuvend  gjatë kësaj jave.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohen dy të dyshuar për masakrën e 23 civilëve shqiptarë në Zubin Potok – akuzohen për plaçkitje dhe ekzekutim gjatë luftës

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile shqiptare …