BE-ja

BE-ja kushtëzon ratifikimin e demarkacionit me liberalizimin e vizave

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë, Federica Mogherini, gjatë vizitës së saj në Kosovë, ka theksuar se partitë politike duhet të gjejnë një formë pajtimi dhe ta ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi nëse Kosova e dëshiron liberalizimin e vizave. Pavarësisht kësaj deklarate të zyrtares së lartë të BE-së, opozita nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket demarkacionit me Malin e Zi. Kurse kryeministri Isa Mustafa u ka bërë thirrje deputetëve se është koha e fundit t’i lënë anash interesat partiake dhe të bëjnë një hap të përbashkët historik përpara.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Diaspora mund ta çojë Vetëvendosjen deri në 52 deputetë, AAK humb një mandat

Njohësi i proceseve zgjedhore nga KDI, Eugen Cakolli, ka paraqitur disa nga skenarët e mundshëm …