Edi Rama

Rama i drejtohet PD-së: Votojeni Vettingun, mos u fshihni në çadrën e luftës për pushtet

Kryeministri Edi Rama ftoi sërish opozitën t’i bashkohet mazhorancës për votimin e Vettingut, ndërsa i tha ‘jo’ sërish kërkesës së opozitës për qeveri teknike dhe deklaroi se shqiptarët e kanë zgjedhur qeverinë e tyre deri në 18 qershor. Politika shqiptare duhet t’i hapë rrugë ndëshkimit të gjykatësve e prokurorëve të korruptuar përmes zbatimit të ligjit të Vettingut. Çdo viktime e re në sallat e prokurorëve e gjyqtarëve nuk është vetëm viktimë e sistemit të drejtësisë, por edhe e politikanëve që i bëhen mburojë të shkuarës dhe pengojnë të ardhmen me mosveprimin e tyre në funksion të Vettingut”, tha Rama. Ai deklaroi se Partia Demokratike nuk mund të fshihet më në “çadrën” e luftës për pushtet, duke braktisur detyrën e saj kushtetuese, politike e qytetare të përfaqësimit të mbështetësve të saj, të cilët mund të mos e duan qeverinë, por Shqipërinë e integrimin e saj në BE, e duan njëlloj sa zgjedhësit e mbështetësit e kësaj qeverie.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Diaspora mund ta çojë Vetëvendosjen deri në 52 deputetë, AAK humb një mandat

Njohësi i proceseve zgjedhore nga KDI, Eugen Cakolli, ka paraqitur disa nga skenarët e mundshëm …