Krerët institucional e shprehin dhembjen për vdekjen e bashkëluftëtares dhe aktivistes së njohur Fetnete Ramosaj

Krerët institucionalë shprehin dhembje për vdekjen e bashkëluftëtares dhe aktivistes së njohur Fetnete Ramosaj

Krerët institucionalë të Kosovës e shprehin dhembjen për vdekjen e hershme të bashkëluftëtares, veteranes dhe aktivistes së njohur Fetnete Ramosaj. Kryetari Thaçi ka thënë se vdekja e Fetnetes është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe bashkëmendimtarët e saj. Ajo ishte publiciste që afirmoi vazhdimisht vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kryeministri Haradinaj ka thënë Fetnetja ishte zëri i ushtrisë në luftë, penda e historisë sonë pas luftës. Zë i ndërgjegjes së popullit tonë. Kurse kryekuvendari Veseli ka shkruar se Ramosaj ka qenë zëri emblematik i luftës sonë çlirimtare që do të mbetet në kujtesën e bashkëluftëtarëve dhe të mbarë kombit, do të mbetet gjithmonë shembull i gruas shqiptare, që përkrah burrave, ishte aty ku e kërkonte ëndrra jonë e madhe për liri.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …