Ambasadori O’Connel thotë se as ndryshimi i kufijve nuk do të sjellë fundin e tensioneve në mes Kosovës dhe Serbisë

O’Connell: Për Kosovën më e rëndësishme se dialogu duhet të jetë sundimi i ligjit dhe luftimi i krimit të organizuar

Ambasadori  britanez, Ruairí O’Connell, ka thënë se Kosovës i mungon një strategji për dialogun me Serbinë. “Kosova nuk ka strategji për këtë proces, pavarësisht mendimeve të Kuintit dhe amerikanëve, kjo nuk do ta ndryshonte faktin e mungesës së kësaj strategjie”, është shprehur ai. “Kosova duhet të bëhet gati për këtë proces afatgjatë për të pasur suksese sepse është e vërtetë që mungesa e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë pengon dhe keqpërdoret”.“Mendoj se situata aktuale nuk është e rehatshme për Kosovën dhe derisa nuk ka marrëveshje përfundimtare do të ketë rrezik për problemet brenda saj. Por kjo nuk do të thotë se duhet të ngutemi – duhet të kemi një marrëveshje përfundimtare të zbatueshme për të dyja vendet”, ka thënë me tutje ai. O’Connell ka thënë se për britanikët ka diçka tjetër më të rëndësishme se dialogu, e ajo është sundimi i ligjit. Çka mund t’i dëmtojë marrëdhëniet mes nesh është dështimi në luftën kundër krimit të organizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …