Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka thënë se institucioni që ai drejton do të angazhohet me përskushtim që zgjedhjet e 7 qershorit të organizohen në mënyrë profesionale dhe transparente. Ai tha më tutje se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar në të gjitha aspektet organizative dhe teknike të procesit me qëllim që qytetarëve të iu ofrohet një proces i rregullt zgjedhor në ditën e votimit brenda dhe jashtë vendit. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe aktiviteti i sotëm bëhet në kuadër të këtyre përgatitjeve. Pas një periudhe të gjatë dhe intensive në procese zgjedhore gjatë vitit të kaluar KQZ mbetet i angazhuar që edhe këto zgjedhje të organizohen në mënyrë profesionale, transparente dhe në përputhje me afatet ligjore ” theksoi kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
