Kreu i LDK-së, Isa Mustafa shkon në seli të partisë pas deklarimeve kundëthënëse të Agim Veliu dhe Vjosa Osmani

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa shkon në seli të partisë pas deklarimeve kundëthënëse të Agim Veliut dhe Vjosa Osmanit

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka shkuar sot në selinë qendrore të partisë. Ende nuk është bërë e ditur se a do të flas dikush nga Lidhja Demokratike për vendimin që do të marrin për të pranuar ose jo ofertën e fundit që ka bërë Lëvizja Vetëvendosje. Pas publikimit të kësaj oferte, nisën përplasjet dhe komentimet nga anëtarët e të dy partive. Ndër më të përfolurit kanë qenë dy nënkryetarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu dhe Vjosa Osmani, të cilët dolën me deklarata të ndryshme rreth marrëveshjes, e po ashtu edhe me përplasje mes vete. Në anën tjetër, Mustafa ende nuk e ka komentuar këtë ofertë dhe nuk dihet nëse për të vendosur për të do të thirret Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …