Krichbaum: Qëllimi është që raportet Kosovë-Serbi të normalizohen plotësisht para anëtarësimit në BE

Krichbaum: Qëllimi është që raportet Kosovë-Serbi të normalizohen plotësisht para anëtarësimit në BE

Pas përfundimit të Samiti të Sofjes, presidenti i Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum ka deklaruar se  pa një normalizim të raporteve, Kosova dhe Serbia do ta kenë të pamundur rrugën drejt BE-së. Qëllimi ka qenë që raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të normalizohen plotësisht para anëtarësimit në BE. Vetëm në këtë mënyrë këto dy shtete do të arrijnë perspektivën evropiane. BE-ja është projekt i paqes, dhe nuk duam të importojmë konflikte. Pyetjes se a do të mund të ketë ndarje të Kosovës, apo njohje të pavarësisë nga Serbia, Krichbaum i është përgjigjur se “normalizimi do të thotë normalizim, as më pak dhe as më shumë”. Presidenti i Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum konsiderohet njëri nga njerëzit më të besuar të kancelares Angela Merkel.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …