Edi Rama

Krijimi i Qeverisë së ardhshme në Maqedoni, përbën një interes të veçantë për Tiranën zyrtare

Krijimi i Qeverisë së ardhshme në Maqedoni, përbën një interes të veçantë për Tiranën zyrtare. Fati i qeverisë së Shkupit, varet ekskluzivisht nga qëndrimi që do të mbajnë partitë politike shqiptare atje. Tirana ka përgatitur një dokument këshillues për të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoni, ku përcjell qëndrimin e saj rreth qëndrimit të faktorit shqiptar në vendin fqinj. Bëhet e ditur se kryeministri, Edi Rama, do t’ia përcjellë këtë letër, në takimet që do të ketë ditën e enjte me drejtues dhe përfaqësues të subjekteve politike shqiptare. Interesi më i madh i Tiranës zyrtare është ai për të pasur një përfaqësim sa më të plotë në qeverinë e ardhshme të Shkupit, me qëllim, ushtrimin e presionit pozitiv për të mbrojtur interesat e popullsisë shqiptare në Maqedoni.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …